Tirana mori një fitore spektakolare me Bylisin ditën e sotme në Air Albania duke marrë edhe kryesimin e kampionatit, 1 pikë më shumë se Partizani. Bardheblutë fituan me rezultatin e thellë 4-1 me heroin e takimit, Patrick që shënoi një tregolësh personal.
Vesel Limaj zhvilloi ndeshjen e fundit me bardheblutë dhe njoftoi largimin pas 2 sezonesh nga Tirana. Kampionët në fuqi do të udhëtojnë në Durrës javën tjetër për t’u përballur me Erzenin. Një ndeshje delikate me trajnerin Orges Shehi që duhet të bëjë edhe pa një titullar si Ardit Deliu.
Mesfushori u ndëshkua në minutën e 38’ me karton të verdhë dhe plotëson kuotën prej katër kartonësh duke marrë skualifikimin me një ndeshje. Rikthimi i ish-lojtarit të Laçit do të jetë ndaj Kukësit, në transfertë, më 29 janar.