
Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen e vështirë në transfertë përballë Brest. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Ligue 1, përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të parizienëve.
Si fillim PSG kaloi dy herë në avantazh me anë të Zaire Emery dhe Mbappe, por u gjend në një situatë të vështirë pasi rezultati u barazua nga vendasit. Për golin e fitores mendoi Kylian Mbappe në minutën 89-të të sfidës.
Me këtë fitore të besuarit e Luis Enrique mbajnë vendin e 2-të me 21 pikë, ndërsa Brest mbetet në vendin e 6-të me 15 pikë të grumbulluara.
Poll