
Khvicha Kvaratskhelia ishte një nga pikat kyçe të Napolit për këtë sezon teksa u rikthyen tek titulli kampion pas 33 vjetësh. Lojtari i Gjeorgjisë ka qenë një zbulim në sezonin e tij debutues në Serie A, duke shënuar me 14 gola dhe dhuruar 17 asistime në 42 ndeshje të luajtuar në të gjitha kompeticionet.
Gjatë ditës së sotme për performancën e futbollisitit dhe ëndrrat e futbollistit ka folur babai i tij, Badri Kvaratskhelia. Badri ka thënë se djali i tij ëndërron të fitojë Champions League dhe të luaj për Realin.
“Kështu që objektivi i tij i parë është ndeshja e radhës në Serie A, Champions League dhe ndeshja me Kombëtaren. Por ëndrrat e tij, ato synime përfundimtare, janë të fitojë Champions League, të luajë për Real Madridin dhe të arrijë në turnetë e mëdha ndërkombëtare me Gjeorgjinë, pra në Europan, Kupën e Botës ose të dyja”, ka thënë babi i 22-vjeçarit.