
Novak Djokovic prej gjashtë ditësh qëndron i izoluar në Australi (Melburn). Refuzimi i vizës për tenistin serb erdhi pasi ai nuk ëshë i vaksinuar kundër covid, ndërsa sportisti ka fituar raundin e parë sot në gjykatë. Togat e zeza i kanë dhënë të drejtë sportistit për të marrë sendet personale, duke u lënë i lirë nga migracioni.
Tanimë qeveria e Australisë ka apeluar këtë vendim, me mediet ndërkombëtare që raportojnë se Djokovic mund të arrestohet. Kjo lidhet me faktin se Ministri i Shëndetësisë në këtë vend ka të drejtë të lëshojë një urdhër dëbimi për rastin, ndërsa Novak nuk do mund të shkelte në Australi për tre vite.
Nga Australia bëjnë me dije se forca të shumta policore janë në zyrën e avokatëve të Djokovic, duke kërkuar arrestimin e tij. Diçka të tillë bëjnë me dije edhe vëllai dhe babai i tij. Djokovic nuk lejohet në Australi pasi nuk është vaksinuar kundër covid, me sportistin që ka vërtetuar se ka mposhtur virusin 3 javë më parë, gjë që e lejon të marrë pjesë në Australian Open, kompeticion që serbi e ka fituar 9 herë.