 
Eduart Rroca pritet të largohet nga Kukësi pas ndeshjes në Europa League kundër Ëolfsburg. Mesfushori do të kalojë në Turqi te Istanbulspor për shifrën e 50 mijë eurove. Lojtari ka kontratë deri në janar 2021 me verilindorët, që nuk duan ta humbasin free lojtarin.
Trajneri Skënder Gega pritet të humbasë shërbimet e njërit prej titullarëve, që në sezonin e fundit ka zhvilluar paraqitje të mira. Istanbulspor luan në nivelin e dytë në Turqi.
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       