Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Firmën e parë e hidhte me Arbi Laçin, ish drejtori i Tiranës nostalgjik për Ernest Muçin

Shkruar nga NEWSPORT

Arbi Laçi padyshim ka lënë gjurmët e tij te klubi i Tiranës. Ish drejtori sportiv i bardhebluve ishte ai që afroi për herë të parë Ernest Muçin në ekipin kryeqytetas. Asokohe, ai shihej si talent i së ardhmes, megjithatë nuk kishte pasur mundësi të tregonte talentin e tij.

Me emërimin e Laçit si drejtor sportiv, u zyrtarizua si trajner edhe Emanuel Egbo. Pikërisht në këtë periudhë, Muçi shpërtheu dhe shkëlqeu duke treguar se goditja e drejtorit sportiv ishte e saktë.

Sot, Laçi është bërë nostalgjik. Ai kujton kohën kur kryeqytetasi firmoste me klubin më të titulluar në Shqipëri. “Në 2018-tën hidhte firmën e parë, sot në 2024 firmos me Besiktasin në Turqi”, shkruan Laçi në diçiturën e postimit të tij.

Kujtojmë që pas largimit nga Tirana, Arbi Laçi vijoi karrierën te Dinamo, ndërsa më pas nuk u shkëput nga futbolli duke kontribuar si agjent lojtarësh. Falë punës së tij, ka pasur shumë transferime të suksesshme si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

[caption id="attachment_722941" align="alignnone" width="738"]Postimi i Arbi Laçit Postimi i Arbi Laçit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga