Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Fiorentina nuk ndalet në tentativat për Bajramin, zbulohet oferta e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Fiorentina nuk ndalet në tentativat për Bajramin, zbulohet oferta e

Nedim Bajrami është kryefjalë e merkatos në Itali. Fiorentina është një nga klubet që po insiston për shërbimet e mesfushorit shqiptar. Lojtari i Empolit zhvilloi një sezon fantastik në Serie A, ku arriti të shënonjë 9 gola dhe dhuroi 7 raste për shokët e skuadrës në 38 ndeshje të luajtura.

Skaudra e Empolit është gati ta shesë yllin shqiptar, por po pret një ofertë rreth 12-15 milionë euro. Duke marrë parasysh këto kushte, skuadra e Fiorentinës po studion të gjitha formulat e mundshme për të transferuar fantazistin të Kombëtares shqiptare.

Siç raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Fiorentinës i kanë ofruar Empolit futbollistin Zurkovski për të siguruar shërbimet e Bajramit, teksa mendohet që së shpejti të fillojnë dhe negociatat mes palëve për mesfushorin kuqezzi 23-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga