Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Finalja e Kupës dhe ndeshja e fundit me Tiranën, Taulant SEFERI “bekon” Orges SHEHIN

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana dhe Egnatia do të përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë sot në orën 19:00 në Elbasan Arena. Një ndeshje që premton spektakël me bardheblutë që duan ta mbyllin sezonin me trofe ndërsa rrogozhinasit janë në kërkim të lavdisë teksa kjo kupë do të jetë e para në histori.

Për trajnerin e Tiranës, Orges Shehi, kjo është një përballje e veçantë pasi jo vetëm që nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe me bardheblutë por do të jetë edhe ndeshja e tij e fundit në krye të skuadrës që e ka drejtuar prej 3 vitesh. Teknikut i skadon kontrata pas kësaj sfide dhe pritet ta vazhdojë të ardhmen e tij në Maqedoninë e Veriut ku e pret Shkëndija e Tetovës.

Një mesazh për të ka ish-lojtari i tij, Taulant Seferi, me të cilin doli kampion sezonin e shkuar. Në një postim të Oversport për trajnerin Shehi, ish-sulmuesi i Tiranës komenton: Sonte do ta fitojë inshallah.

Të shohim nëse fjala e Seferit do të dalë e vërtetë dhe Shehi ta mbyllë me prestigj aventurën e tij te Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga