
Mesditën e sotme është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa goglat kanë rezervuar përballje mjaft interesante. Një finale e parakohshme do të luhet më 3 dhe 24 prill.
Egnatia – Vllaznia do të bëjnë mes tyre llogaritë për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Dy skuadrat kryesuese të kampionati tashmë nuk do të luftojnë mes tyre vetëm për titullin kampion, por edhe për trofeun e dytë të këtij sezoni.
Aktualisht shkodranët janë ekipi më në formë i momentit, ndërsa ndjekin me vetëm 2 pikë më pak ekipin e Egnatias që kryeson tabelën e klasifikimit. Rrogozhinasit prej disa javësh nuk po arrinjë te fitorja, teks shpresojnë që sa më shpejt të ‘shkelojnë’ momentin “JO” në të cilin ndodhen.
Një duel mjaft i luftuar dhe që premton spektakël mes Egnatias dhe Vllaznisë. Bileta për në finale është e shumëkërkuar nga rrogozhinasit dhe shkodranët, të cilët kërkojnë që të fitojnë çdo trofe të mundshëm në këtë sezon.