Inter do të zhvillojë një miqësore me Atletico Madrid, një ndeshje e vlefshme për të ngrohur "muskujt" përpara fillimit të kampionatit. Megjtihatë duket se problemet te italianët kanë filluar përpara sezonit. Bëhet fjalë për Radja Neinnggolan, i cili ka pësuar një dëmtim përpara disa javësh dhe tashmë nuk është akoma gati për të luajtur, madje nuk do të jetë as ndaj spanjollëve.
Sikurse raportojnë mediat italiane, belgu rrezikon edhe fillimon e kampionatin, duke mos qenë prezent në fushën e blertë për të ndihmuar skuadrën. Ish-lojtari i Romës shihet si një përforcim shumë i mirë i zikaltërve, duke balancuar lojën në mesfushë, aty ku Inter ka "futur ujë" në sezonet e fundit.
Poll