
Futboll i luajtur në vend është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit që ka prekur të gjithë botën. Të gjitha klubet kanë dërguar në shtëpi lojtarët e tyre deri në një vendim të dytë, ndërsa stërvitja e lojtarëve po vijon në kushte shtëpie.
Klubet në këto kohë pauze u janë rikthyer viteve të shkuara dhe kujtojnë me nostalgji arritjet që kanë bërë. Partizani në faqen zyrtare ka shpërndarë barazimin ndaj Feynord, sfida e luajtur në Qemal Stafa dhe e mbyllur në barazim 0-0 dhe e vlefshme për Kupën e Kupave.
SEZONI 1991 - 1992
KUPA E KUPAVE / TURI I
PARTIZANI 0 – 0 FEYENOORD ROTTERDAM
Stadiumi "Qemal Stafa"
Formacioni: Artur Lekbello, Shahin Berberi, Adnan Ocelli, Ilir Shulku, Armand Damo, Klarent Fejzolli, Fatmir Hasanpapa, Alfons Muça, Andon Nikolla, Besnik Prenga, Edmond Dosti.
Trajner. Sulejman Starova