Milani po kalon një periudhë shumë të vështirë që u konfirmua me humbjen e turpshme 3-0 përballë Interit në Superkupë. Kampionët e Italisë nuk po bëjnë mirë as në kampionat teksap avarësisht se janë në vendin e dytë, kanë bërë disa hapa fals duke u larguar me nëntë pikë nga Napoli kryesues.
Dëmtimet janë një nga faktorët që kanë ndikuar në formën e keq dhe mbi të gjitha mungesa e portierit Maignan. Gardiani francez shihet si një nga më të mirët e pozitës së tij në Europë dhe dëmtimi i pësuar para Botërorit parashikoi një mungesë të gjatë nga fushat e lojës.
Mirëpo, testet e fundit mjekësore japin lajmin e mirë se rikuperimi po ecën me hapa gjignat dhe koha e rikthimit është shkurtuar me 50%. Kjo gëzon jashtë mase ambientin kuqezi teksa lojtari pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Tottenham në Champions League.