Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ferrari "i parkuar" te Malaga, Armando SADIKU në telashe

Shkruar nga NEWSPORT
Ferrari "i parkuar" te Malaga, Armando SADIKU në telashe

Armando Sadiku nuk po gjen dot golin e parë me Bolivar. I afruar në merkaton e janarit në Bolivi, elbasanasi ka zhvilluar nëntë takime me skuadrën e Amerikës Latine, ndërsa tifozët kanë shpërthyer në revolta në rrjetet sociale. Barazimi i fundit 0-0 në shtëpi për Kupën e Amerikës me Ceara ka sjellë reagime të shumta, me Bolivar që rrezikon mos dalë nga grupi.

Sadiku zhvilloi 90 minuta të mira para dy ditësh, ndërsa në pjesën e parë u ndal nga shtylla. Duket se Ferrari është parkuar te Malaga, pasi që prej kohës në Spanjë nuk ka gjetur shijen e golit. Kujtojmë se për disa muaj Sadiku luajti edhe në Superligën turke me Erzurumspor. I njohur me nofkën "Ferrari", sulmuesi 29 vjeçar po ndjen vështirësi serioze për golin, duke pasur afërsisht një vit pa shënuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga