
Bruno Fernandes menjëherë ka krijuar një lidhje të ngushtë me fansat e Manchester United. I afruar në merkaton e janarit nga Sporting Lisbone, portugezi është kthyer në njeriun lider në ekipin e Gunar Solskjaer, aqsa tifozët janë mrekulluar nga karakteri që mesfushori përcjell në fushë.
Në një video nga stërvitja me Djajtë e Kuq, duket Fernandes që përcjell shpirtin e liderit , duke u kapur me blerjen më të re të United, Telles. Për këtë gjë tifozët kanë kërkuar në rrjetet sociale që ai të mbajë shiritin e kapitenit përgjithmonë dhe jo vetëm në ndeshjen e sotme për Champions League me PSG-në.
Më herët, portugezit iu komunikua nga klubi se do të ishte kapiten në ndeshjen e kësaj mbremje me një video në zoom, ndërsa lojtari është kapur në befasi.