Një episod i pazakontë është regjistruar në ndeshjen mes Az Alkmaar dhe Nijmegen në Hollandë, e vlefshme për kupën e cila përfundoi në favorin e vendasve me rezultatin e thellë 5-1.
Megjithatë, "leksioni" i tyre u zbeh me vendimin e kryesorit Danny Makkelie i cili vërshëlleu për ndalimin e lojës, thjesht për t'iu përgjigur një thirrje në telefonin e tij.
E gjitha lidhje me sigurinë e brendshme e cila rrezikohej për shkak të shpërthimit të pakontrolluar në tribuna, çfarë solli dhe ndërhyrjen e menjëhershme përmes koordinimit nga ana e arbitrit dhe forcave të rendit.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të plasin ironitë dhe komentet e shumta për mënyrën se si Makkelie zgjodhi të vërshëllejë një ndalesë për të bërë një "komunikim" të rrallë në telefon.
???? Finalde ilginç anlar: Hakem maç ortasında telefonunu açtı
— Platform + (@platformplustr) April 21, 2026
Danny Makkelie, AZ Alkmaar- NEC Nijmegen kupa finalinde telefonuna cevap vermek zorunda kalıyor. pic.twitter.com/JX0X9KSkhM https://t.co/JcJYTeOkbn
