Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ka luajtur në një skuadër me Gjimshitin, Trabzonspor “bën me krahë” Ernest Muçin me goditjen e bujshme

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur në një skuadër me Gjimshitin, Trabzonspor
Ruslan Malinovskyi, Berat Gjimshiti dhe Rafael Toloi te Atalanta

Merkatoja e verës është vetëm dy muaj larg, por tek Trabzonspor janë duke bërë që tani planet për të fuqizuar skuadrën me elementë cilësor që do të çonin në një tjetër nivel organikën për trajnerin Fatih Tekke.

Klubi në të cilin luan dhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka nisur bisedimet me Ruslan Malinovskyi , të cilit i përfundon kontrata me Genoan dhe do të dalë si futbollistë i lirë në fund të sezonit.

Njoftimin e ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano, i cili shkruan në rrjetin e tij social se palët janë në detajet e fundit të kontratës dhe pritet vetëm formalizimi i marrëveshjes për të ateruar 32-vjeçarin drejt Turqisë.

Një shans shumë i mirë për skuadrën që militon në elitën e futbollit turk dhe në garë për Kupat e Europës, pasi drejtuesit nuk do të shpenzonin asnjë qindarkë për të bërë të tyrin mesfushorin me tipare sulmuese.

Kujtojmë se më herët, Malinovskyi ka luajtur përkrah Berat Gjimshitit te Atalanta dhe në rast se tratativa shkon siç duhet ai do të gjente një tjetër shqiptar në organikë, pikërisht Muçin.

Poll

Lexo gjithashtu