Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Guardia di Finanza "u bën gropën" lojtarëve të Milanit dhe Interit! Zbulohet skandali i prostitucionit, në "lupën" e hetimeve dhe piloti i Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
Guardia di Finanza "u bën gropën" lojtarëve të
Milan Inter

Plot 50 futbollistë profesionistë të cilët luajnë në elitën e futbollit italian, kanë përfunduar në një skandal të bërë publik së fundmi nga Guardia di Finanza, ku këta të fundit kanë goditur një rrjet për shfrytëzim të prostitucionit dhe organizime që lidhen ngushtë me jetën e natës.

Edhe pse ky operacion nuk i specifikon me emra, mësohet se disa prej tyre i përkasin klubeve me emër në Serie A, si Interi dhe Milani.Po ashtu, një klient tjetër i zbuluar i përket kampionatit të garave si Formula 1. Madje ky i fundit del në përgjimet e komunikimeve të bëra mes palëve, teksa kërkon një të dashur me pagesë dhe ata i ofrojnë një shtetase braziliane.

Nga ky skandal që ka përfshirë Milanon, mësohet se një grua nga mbetur shtatzënë nga përvoja me një prej klientëve që i është mundësuar ky shërbim.

Detaje të reja pritet të dalin në dritë në vazhdimësi të hetimeve, e ku mund të zbulohet më shumë edhe me emra konkretë se kush ka paguar për këto organizime dhe kush do ta pësojë në radhët e futbollistëve.

Poll

Lexo gjithashtu