Gheorghe Hagi është trajneri i ri i përfaqësueses së Rumanisë. Pas vdekjes së Mircea Lucescu në moshën 80-vjeçare, i cili ishte në drejtim të rumunëve, tashmë Federata ka gjetur zëvendësuesin.
Hagi, ka firmosur kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2030. 61-vjeçari ka një karrierë interesante si trajner, duke përmendur disa ekipe që ka drejtuar, si Galatasaray, Steaua Bukuresht, Buraspor apo FC Viitorul.
Për të, nuk është hera e parë që merr drejtimin e kombëtares rumune. Ai ka qenë trajner i tyre edhe në vitin 2001, ku i ka drejtuar në 4 ndeshje, prej të cilave ka fituar 1, humbur 1 dhe barazuar 2.
Edhe si lojtarë, Hagi është padyshim një ikonë. Ai ka luajtur me ekipse si Real Madrid dhe Barcelona, duke bërë histori në LaLiga-n spanjolle si futbollist.
View this post on Instagram
