Edhe pse po përjeton momente të mirë në La Liga, Mallorca e Vedat Muriqit nuk e ka siguruar ende mbijetesën, teksa sot në orën 19:00, pret Valencian në fushën e saj. Për bomberin Vedat Muriqi është mundësi e mirë për të shënuar dhe afruar me kryeshënuesin e La Liga-s Kylian Mbappe.
Deri në këtë pikë të sezonit, 31-vjeçari ka 21 finalizime, kundrejt 23 të yllit francez. Inter luan sonte gjysmëfinalen e dytë karshi Como-s në Milano.
Sfida e parë u mbyll në barazim (0 – 0), e ku do të përcaktohet finalisti. Real Madrid do kërkojë të vendos “nderin në vend”, pas 4 ndeshjesh radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet.
“Galaktikët” zbresin në fushë, duke nisur nga ora 21:30 kundrejt Alaves. Moment aspak pozitiv ka “kapluar” edhe Chelsea, 4 humbje rresht në Premier League, ndërsa sonte inkuadrohen ndaj Brighton, java e 34-të në kampionatin anglez. Nëse seria pa fitore vijon te “blutë” e Londrës, ata rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm.
