
Arbnor Fejzullahu është emri më i lakuar në klubin Partizani, pasi kosovari nuk ka pranuar t'i bashkohet grupit të skuadrës së kuqe për Champions League dhe për sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për newsport.al, kosovari i Partizanit është shprehur i kënaqur me atë që dhuroi Partizani mbrëmjen e djeshme në Budapest. Ai ka uruar lojtarët për atë kualifikim historik, gjithashtu nuk harroi të uronte klubin së bashku me stafin.
"Ndeshjen e pashë. Nuk kam çfarë të them, pasi çdo fjalë e imja do ishte e tepërt. I uroj të gjithë çunave kualifikimin, së bashku me stafin e klubit. Inshallah arrijnë të futen në grupet e Champions League", deklaroi për newsport.al Arbnor Fejzullahu.
Çështja mes palëve është akoma e paqartë, por përflitet që mbrojtësi i djathtë mund të shkëputët përfundimisht nga Partizani, duke paguar një shumë prej 50 mijë eurosh kundrejt klubit të kuq.