
Ousmane Dembele e nisi titullar sfidën e sotme ndaj Dortmund (3-1), por vetëm pak minuta më vonë iu desh të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi francez vuan shpesh prej dëmtimeve dhe kjo është një sinjal i keq për të ardhmen e tij tek Barcelona.
Sipas njoftimit të klubit, Dembele ka pësuar një dëmtim në muskujt e këmbë së djathtë dhe më pas do të lajmërohet sesa do të jetë mungesa e francezit.
Barcelona fitoi ditën e sotme me rezultatin 3-1 ndaj Dortmund në Champions League, duke siguruar kualifikimin për më tej me 11 pikë.