
Tifozët e Tiranës nesër nisen drejt Durrësit aty kuu skuadra e tyre e zemrës luan ndeshjen e rradhës përballë Teutës në “Niko Dovana”, në orën 18:00.
Një ndeshje që për bardheblutë vlen për ecurinë në kampionat për të siguruar titullin e dytë rradhazi.
Për Tifogrupin Tirona Fanatics kjo shihet si një finale e rradhës ku ata janë të bindur që do ta kthejnë në festë duke i ftuar të gjithë antarët të jenë prezent.
Postimi i plotë i Tirona Fanatics:
FINALJA E RRADHES! Neser shkojme ne durres! Nisja nga stadiumi ne oren 16:30 Tirona ka nevoje per ne! Te gjithe prezent neser. Ne "Niko Dovana" e kthejme ne feste! Ne jena TIRONA!
Poll