Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Fanatics" zbardhin planet për ditën e nesërme: Tirona ra, por kurrë nuk do të jetë vetëm

Shkruar nga NEWSPORT
"Fanatics" zbardhin planet për ditën e nesërme: Tirona

Tifo-grupi "Tirona Fanatics" ka sqaruar ser çfarë do të ndodhë ditën dielë, ditë në të cilën Tirana do të luajë takimin e javës së 13-të të kampionatit në Kategorinë e Parë ndaj Shkumbinit. "Fanatics" duket se do të qëndrojnë të palëkundur lidhur me vendimin që kanë marrë për të zhvilluar një tjetër kortezh, ku tifozët do të jenë të veshur të gjithë me të zeza.

Statusi i plotë i tifo-grupit "Tirona Fanatics":

"Të dielën ndeshja e radhës, njëkohesisht paraqitja e parë për vitin 2018. Orari, dita apo emri i ekipit ndaj të cilit luajmë për ne nuk ka rëndësi!

-Për ne e rëndësishme është prezenca e palëkundur kundër këtij "klubi amator" dhe një ish-presidenti DESHTAK!

E rëndësishme për të gjithë ne është arritja e objektivit, që është një dhe një i vetëm:

-Largimi i Refik Halilit nga çdo funksion drejtues i Sport Klubit.

Ashtu dhe sic u lajmerua, TF këtë ndeshje do të organizoj kortezh. Nisja e kortezhit do të bëhet ne 12:45 tek 'Opera", ne qëndër të kryeqytetit.(Të gjithë me të zeza). Është e rëndësishme për çdo antar dhe tifoz Tirone të jetë prezent! Tirona ra por kurrë nuk do të jetë vetëm! Bashkë kundër të gjithve! #MeFanatics #PërTironën"!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga