Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Fair Play Financiar, UEFA: Milan, Inter e PSG kanë respektuar bilancet, dënohen Barcelona dhe United

Shkruar nga NEWSPORT
Fair Play Financiar, UEFA: Milan, Inter e PSG kanë respektuar bilancet,

Në ditën e sotme të Nyon të Zvicrës, UEFA mori vendimin përfundimtar për Manchester United, Barcelonën, Milani, Interi, PSG dhe Roma për Fair Playn Financiar.

Barcelona u gjobit me 500,000 euro nga UEFA të premten dhe Manchester United duhet të paguajë 300,000 euro në raundin e fundit të monitorimit financiar duke përdorur rregullat e Fair Play Financiar që janë zëvendësuar që atëherë. Barcelona u dënua për raportimin e gabuar të fitimeve nga që nuk duhej të llogariteshin si të ardhura sipas rregullave të FFP-së, tha UEFA në një deklaratë.

Manchester United nuk e përmbushi objektivin e tij për t’iu afruar rezultateve në biznesin e lidhur me futbollin, duke përfshirë transferimet e lojtarëve, pagat dhe taksat sociale.

Milani, Interi, PSG dhe Roma kanë përmbushur detyrimet e Fair Play Financiar për të cilat është rënë dakord. Vetë UEFA e bëri të ditur këtë në një njoftim për shtyp. Këto klube ishin pjesë e listës së gjatë të kuqe të qeverisë europiane të futbollit për çështjen e Fair Play Financiar, por kanë kaluar provën pas dorëzimit të bilanceve të rregullta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga