
Tiranë dhe Tirana është një nga sfidat e sotme që do të luhet në kuadër të çerekfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Kjo përballje do të startojë në orën 13:30 në “Elbasan Arena”, ku dy ekipet do të përplasin “brirët” për kualifikimin.
Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 0-0 dhe në “Elbasan Arena’ do të luftohet për çdo centimetër të fushës për të arritur deri te kualifikimi. Për këtë sfidë Erbim Fagu dhe Edi martini kanë shuar çdo dilemë dhe kanë vendosur për titullarët dhe lojtarët me të cilët do të synojnë fitoren për në gjysmëfinale.
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Kozi, Lulak, Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Latifi, Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Hoxhallari, Patrik. Trajner: Erbim Fagu
TEUTA: Vata, Jazxhi, Peposhi, Beqja, Daci, Boçi, Kruja, Lloci, Gjinollari, Daja, Gjini. Trajner: Edi Martini