
Ka qenë vetë bosi i skuadrës Mercedes, Toto Wolff , i cili ka njoftuar se pret lajmin e mirë nga Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, nga e cila pritet të zhvillohet një sfidë e pastër për titullin në garën vendimtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabit.
Në këtë garë, Rosberg do të niset i dyti menjëherë pas shokut të tij të skuadrës, i cili udhëheq vendin e parë me 12 pikë, kjo e detyron atë të vendoset i fundit në podiumin e garës për t’u shpallur kampion.
Ka qenë vetë Bosi i Mercedes që ka thënë se nuk mund të ndërhyhet në garën për titull në garën e fundit, pasi këtu vendoset gjithçka.
Sikurse herë të tjera ka pasur pazare për fituesit e garës, Wolff ka thënë: “pilotët janë sportistë të mëdhenj dhe e dinë mirë se tejkalimi i vijave të lejueshme mund të shkaktojë shumë debat. Kam besimin e plotë se gjithçka do të shkojë mirë për të mirën e skuadrës dhe për përpjekjet që kemi bërë deri më sot, sikurse edhe për tifozët”.