
Një garë fantastike dhe e “çmendur” u zhvillua në Silverstone, ku fituesi i Çmimit të Madh të Britanisë e mori Lando Norris. Ky i fundit përfundoi i pari garën, duke udhëhequr para të gjithëve.
Piloti britanik i McLaren la prapa edhe shokun e skuadrës Oscar Piastri, ndërsa surpriza më e madhe e garës ishte Nico Hülkenberg, i cili siguroi një podium spektakolar për Kick Sauber, të parin në karrierën e tij.
Verstapen nuk bëri një garë të mirë, teksa bëri një gabim, duke u rrotulluar në pistë. Kjo i kushtoi shumë, pasi piloti ra në vendin e 10-të.
Mrekullia e ditës ishte Nico Hülkenberg. Piloti gjerman 37-vjeçar, i cili mban rekordin për më shumë gara (238) dhe pikë (577) pa një podium, më në fund e theu mallkimin.
Nisur nga vendi i 19-të, ai zhvilloi një garë perfekte – me strategji të zgjuar dhe kohë të sakta – që e çuan në podiumin e parë në karrierë.