Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

McLaren dominon kampionatin, Piastri i vendosur pas zhgënjimit në Silverstone: Do fitoj gara të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
McLaren dominon kampionatin, Piastri i vendosur pas zhgënjimit në
Oscar Piastri

Pas garës së Britanisë, ku Oscar Piastri u ndëshkua me 10 sekonda për frenim të fortë pas makinës së sigurisë, australiani u zotua se do ta përdorë zhgënjimin për të fituar gara të tjera. “Do ta përdor këtë frustrim për t’u siguruar që fitoj disa gara të tjera më vonë", u shpreh ai pas garës ku humbi një mundësi të artë për fitore.

Drejtuesi i ekipit, Andrea Stella, tha se veprimi i Max Verstappen, i cili për një moment kaloi përpara Piastrit në mënyrë të paligjshme për të shmangur kontaktin, ndikoi që situata të dukej më serioze sesa ishte realisht. “Do të shohim nëse ndonjë rival e bëri situatën të duket më keq sesa ishte, sepse e dimë që kjo është pjesë e aftësive të disa pilotëve, ta bëjnë kundërshtarin të duket si shkelës i rregullave", deklaroi italiani.

Stella theksoi se ndëshkimi është pranuar dhe tashmë ekipi është përqendruar te garat e ardhshme. “Jam i sigurt që Oscar do ta përdorë këtë motivim për të qenë edhe më i vendosur dhe për të tentuar të fitojë sa më shumë gara", shtoi ai.

McLaren po dominon në të dyja kampionatet, me 460 pikë të grumbulluara – më shumë se Ferrari dhe Mercedes së bashku. Piastri ka pesë fitore, Norris katër, ndërsa ekipi ka regjistruar pesë dopiosuksese në vetëm 12 gara, duke lënë pas Verstappenin me plot 69 pikë dhe duke u shkëputur 238 pikë nga Ferrari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga