
Në Nion hidhet pas pak shorti i dy tureve të para paraeliminatorë të Kupave të Europës, Championsit dhe Ligës së Europës, ku marirn pjesë edhe 4 skuadra shqiptare. Skënderbeu, Partizani, Kukësi dhe Teuta do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre europianë. Drejtuesit e këtyre klubeve kanë zënë vend në sallën, ku do të hidhet shorti dhe “kryqëzojnë gishtat” për një kundërshtar sa më të lehtë, në mënyrë që ta kalojnë turin e parë. I favorizuar është Skënderbeu në Champions, pasi ka një koeficent të lartë dhe ndodhet në vazon e parë, që do të thotë se kundërshtari mund të jetë relativisht më i lehtë. Ndeshjet e para në Ligën e Europës luhen në fund të këtij muaji, kurse Championsi dy javë më vonë.
Poll