Ka përfunduar ditën e sotme ëndërra rumune për kampionatin U-21 të futbollit. Kombëtarja ballkanase i surprizoi të gjithë pasi zuri vendin e parë ne fazën e grupeve duke lënë pas Francën favorite.
Në ndeshjen e sotme gjysëmfinale "hirushja" e këtij kompeticioni ka rezistuar vetëm nje pjesë loje. Fraksioni i parë i lojës përfundoi në favorin e ballkanasve me rezultatin 1-2, kurse pjesa e dytë i takoi "panzerave" të vegjel që shënuan tre herë dhe e mbyllën ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Golat u shënuan për Rumaninë nga Puscas kurse për Gjermaninë, Amiri dhe Waldschmidt bënë nga 2 gola secili.
Poll