
Kroacia ka bërë publike listën me 26 lojtarët që do të jenë të grumbulluar dhe pjesëmarrës në EURO 2024. Trajneri Zlatko Dalic nuk është se ka surprizuar duke mbajtur në ekip emrat e mëdhenj dhe ikonat e kësaj përfaqesuese.
Duke filluar nga mbrojtja ku nuk mungojnë yjet si Stanisic i Leverkusen apo Gvardiol i Manchester City-t. Por edhe mesfusha ka plot yje, duke u cilësuar si reparti më i fortë në ekipin ballkanas.
Luka Modric, Kovacic, Brozovic, Pasalic dhe Perisic formojnë një mesfushë të “blinduar” dhe mjaft të fortë. Më poshtë do të njiheni me listën e plotë të Kroacisë për EURO 2024, me kroatët që janë në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.
Portierë: Dominik Livakovic (Fenerbahce), Nediljko Labrovic (Rijeka), Ivica Ivusic (Pavos)
Mbrojtës: Josip Stanisic (Bayer Leverkusen), Marin Pongracic (Lecce), Josko Gvardiol (Manchester City), Martin Erlic (Sassuolo), Josip Sutalo (Ajax), Borna Sosa (Ajax), Domagoj Vida (AEK Athens), Josip Juranovic (Union Berlin)
Mesfushorë: Lovro Majer (Wolfsburg), Mateo Kovacic (Manchester City), Luka Modric (Real Madrid), Marcelo Brozovic (Al Nassr), Nikola Vlasic (Torino), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanusec (Feyenoord), Luka Sucic (Red Bull Salzburg), Martin Baturina (Dinamo Zagreb)
Sulmues: Andrej Kramaric (Hoffenheim), Ivan Perisic (Hajduk Split), Ante Budimir (Osasuna), Bruno Petkovic (Dinamo Zagreb), Marko Pjaca (Rijeka), Marco Pasalic (Rijeka)