Ndeshja Gjermani – Danimarkë e cila startoi në orën 21:00 është ndërprerë. Sfida e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024, është vendosur të ndërpritet për shkak të kushteve atmosferike.
Shiu nisi rrëmbyeshëm, teksa arbitri vendosi që të drejtonte lojtarët në dhomat e zhveshjes në momentin që rrufeja goditi Dortmundin, fare pak metra larg stadiumin “Signal Iduna Park”, ku po zhvillohej edhe sfida.
Tashmë, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar, ndeshja do të rinisë sonte apo do të luhen të një moment të dytë.
Poll