Një ngjarje e paprecedentë është shënuar gjatë ndeshjes Portugali – Slloveni e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024, e cila u fitua pas goditjeve të penalltive nga portugezët.
Në rrjetet sociale dhe mediat portugeze po qarkullon një video, ku punonjësit e sigurimit të ndeshjes Portugali – Slloveni, dhunojnë në mënyrë barbare një tifoz portugez. Tre prej punonjësve e mbajnë, teksa një tjetër e godet me grushte.
Por nuk mjafton me kaq, pasi punonjësit e sigurimit e shtrijnë në tokë tifozin, duke vazhduar dhe goditur me shqelma. Pranë të dhunuarit është një tjetër tifoz që mbahet në tokë.
Në krahun tjetër, policia gjermane është shprehur se janë në dijeni për ngjarjen dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë. Edhe UEFA tha se ishte në dijeni për këtë incident, me institucionin më të lartë në futbollin europian që dënon çdo sjelljë të dhunshme.
“Ngjarja në video tani është objekt i një hetimi policor. UEFA nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa hetimi të përfundojë”, ishte deklarata e UEFA-s. Tashmë, pritet të shihet nëse UEFA dhe policia gjermane do të marrin masa për punonjësit e sigurisë.
???? Um adepto foi agredido a soco e pontapé pelos seguranças da Arena de Frankfurt onde a Seleção Nacional defrontou a Eslovénia na noite desta segunda-feira#euro2024 pic.twitter.com/kXAl6Qw2C8
— Record (@Record_Portugal) July 2, 2024