
Shqipëria dhe Kroacia barazuan mes drithërimash mes tyre, në një sfidë të çmendur në 20 minutat e fundit të saj. Kroatët përmbysnë rezultatin për 4 minuta,. Ndërsa në minutën e 90+5-të Klaus Gjasula do të çonte “peshë” gjithë tifozët anembanë dhe do t’i jepte kuqezinje 1 pikë.
1 pikë që mban gjallë shpresat për kualifikimin. Pas këtij barazimi mjaft emocionues ka reaguar mesfushori kroat, Mario Pasalic. Ky i fundit ka theksuar se Kroacia humbi 2 pikë ndaj Shqipërisë dhe se në sfidën e ardhshme ndaj Italisë do të tentojnë fitoren për kualifikimin.
“Fatkeqësisht humbëm 2 pikë. Ndeshja nuk nisi ashtu siç donim, kaluam në disavantazh menjëherë, por në pjesën e dytë me zëvendësimet u rikthyem në lojë. Urime Shqipërisë që nuk u ndal, turp për ne. Duhet ta pranojmë këtë barazim dhe të shikojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e fundit sepse kemi një shans ndaj Italisë”, deklaroi Pasalic.