
Jude Bellingham rrezikon të dënohet nga UEFA. Shkëk për këtë është gjesti ndaj Sllovakisë që bëri mesfushori anglez.
Lojtari i Real Madrid shënoi në minutën e fundit golin e barazimit dhe më pas bëri një gjest mjaft të shëmtuar drejtuar stolit të kundërshtarëve. Kështu UEF aka nisur në hetim disiplinor ndaj tij.
“Hetimi do duhet të hedhë dritë mbi një shkelje të mundshme të rregullave themelore të sjelljes së mirë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Por jo vetëm pezullim, pasi ndaj tij mund të ketë edhe një gjobë monetare. Në këto kushte Bellingham rrezikon duelin me Zvicrën, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e Euro 2024. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në stadiumim “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.