
Italia u eliminua nga Euro 2024 që në fazën e 1/8-ave të këtij turneu. Një zhgënjim për kampionët në fuqi që i japin para kohe “lamtumirën” Kampionatit Europian.
Sigurisht që diçka e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët janë mjaft të mërzitur me ekipin e tyre. Eliminimi nga Euro 2024 mund të “peshojë” shumë te italianët.
Kjo pasi “axurrët” mund të rrezikojnë shumë në renditjen e FIFA-s. Pas përditësimit të fundit që pritet të bëhet pas turneve të Euro 2024 dhe Copa America, Italia me shumë gjasa do të pësojë rënie në klasifikim.
Aktualisht është në vendin e 9-të me 1714 pikë dhe në përditësimin e fundit që do të bëhet nga FIFA mund të dalin jashtë top-10. Kjo do të ndikojë më pas edhe në shortin për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.
Kjo do të vendoste “Axurrët” në një pozicion të vështirë, ku mund të rrezikojë të përballet me emra “big”. Në Itali të gjithë tashmë janë të “frikësuar” dhe presin me “zemër në dorë” renditjen e FIFA-s për të mësuar se çili do të jetë fati i Kombëtares së tyre.