
Italia pëson një tjetër goditje teksa jemi në prag të fillimit të Euro 2024. Qendërmbrojtësi i Atalantas, Giorgio Scalvini pësoi një dëmtim përbalël Fiorentinas që i ‘ngriu gjakun’ trajnerit të Azzurrëve, Luciano Spalleti që ndiqte ndeshjen nga tribuna.
Në minutat e fundit të ndeshjes, talenti italian pësoi një dëmtim në duel me Ikone dhe u shtri menjëherë në tokë në dhimbje të shumta. Frika u vu re që në momentet e para teksa u kërkua dalja me barrel nga fusha, por në fund doli me këmbët e veta jashtë duke dhënë ndopak shpresa.
Ekzaminimet e para të mjekëve raportojnë për një ndrydhje të gjurit të majtë, por shkalla e dëmtimit do të përcaktohet nesër në testet e plota mjekësore.
Scalvini ishte një nga lojtarët e ftuar nga Spalleti dhe pritej të ishte titullar duke filluar që nga ndeshje me Shqipërinë më 15 qershor. Nëse më e keqja ndodh, do të ishte një goditje e fortë për Italinë.