Trajneri i Spanjës nuk ka ndërmend të fshihet aspak e të bëjë lojëra fjalësh duke u hequr si modest. Spanja është një ekip plot yje dhe këtë e thotë vetë Luis de la Fuente në konferencën për shtyp.
‘Furia e Kuqe’ është një nga pretendentët kryesor për t’u shpallur kampion Europe në Gjermani. Megjithatë, fusha flet vetë dhe rruga për lavdi nis me fazën e grupeve ku do të kenë përballë Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë.
"Kisha një ide përpara se të vija këtu, me 26 në çdo pozicion. Por futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe gjithmonë duhet të jesh i hapur për ndryshimin e pozicioneve. Trajneri duhet të marrë vendime dhe unë i mora. Kishim një listë të qartë në mendje dhe e realizuam. Ne kemi një ekip të nivelit të lartë me lojtarët që kaluan një sezon të mirë me klubet e tyre, u shpreh De La Fuente.