
Unai Simon është portieri kryesor i Spanjës. Gardiani festoi sot ditëlindjen e 27-të dhe duket mjaft i uritur për suksese.
"Ne formojmë një grup të mrekullueshëm dhe kjo është thelbësore për të qenë në gjendje të fitojmë Europianin. Le t'i shijojmë këto ditë, le të argëtohemi, të luajmë lojëra të mira, sepse luajmë shumë mirë me topin dhe le të shohim nëse mund të qëndrojmë këtu deri më 15 korrik”, u shpreh Simon.
Gardiani i iberikëve mesa duket nuk llogarit fare grupin. Kujtojmë se Spanja ka si rival në grupin B, Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Ndeshja e parë është me këto të fundit, më 15 qershor ora 18:00.
Poll