Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Portieri i Gjeorgjisë ndez sfidën: Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë Spanja

Shkruar nga NEWSPORT
Portieri i Gjeorgjisë ndez sfidën: Kvaratskhelia është
Giorgo Mamardashvili

Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili është një nga surprizat e këtij Europiani, së bashku me përfaqësuesen e tij. Këta të fundit ia dolën që të kalonin fazën e grupeve pasi fituan 2-0 ndaj Portugalisë, teksa vetë portieri po zhvillon super ndeshje.

Është pikërisht gardiani gjeorgjian që ka folur së fundmi në lidhje me ndeshjen e radhës përballë Spanjës, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Mamardashvili thotë se do të luftojnë deri në fund, teksa thekson se shoku i tij i ekipit, Kvicha Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë Spanja.

“Për mua, Spanja është favoriti kryesor për të fituar këtë Europian. Gjeorgjia nga ana tjetër është një vend i vogël, por me një zemër të madhe dhe ne duhet të luftojmë sa më shumë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

Kvaratskhelia? Për mendimin tim ai është më i mirë se e gjithë Spanja. Në humbjen 1-7 që pësuam ndaj Spanjës në eliminatore ne ishim të pafat. Tashmë do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga