
Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se vendtakimi para ndeshjes Kroaci – Shqipëri nuk është ai i njoftuar më parë. Shkak për këtë është bërë Policia e Gjermanisë, që për arsye sigurie ka kërkuar ndryshimin.
TKZ ka njoftuar për vendodhjen e re. Kujtojmë se ndeshja luhet në Hamburg në orën 15:00. Tifozët shqiptarë dhe ato kroat priten të shumtë.
Postimi i Tifozave Kuq e Zi:
“NJOFTIM ME RËNDËSI. Për shkak të pritshmërisë së lartë mbi numrin e tifozave dhe për arsye sigurie sapo jemi njoftuar nga organet e rendit të qytetit të Hamburgut për anullimin e vendtakimit të parë.
Më poshtë gjeni vendtakimin e ri të TKZ-së i cili është vetëm 500m larg nga i mëparshmi. Rrugët do të mbyllen për ne ashtu siç është shënuar në hartë.
Do të jemi aty nga ora 09:00 deri në 11:00. Me këtë ndryshim do të ketë pikënisje të re edhe të marshimit por detajet mbi këtë pjesë do t’ju jepen nesër
Ju rikujtojmë që pas marshimit, do të vazhdojmë për në stadium përmes metros dhe “shuttle bus” të vënë në dispozicionin tone”.
View this post on Instagram