Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Policia shqiptare i vjen në ndihmë asaj gjermane: Kemi dërguar mbështetje

Shkruar nga NEWSPORT
Policia shqiptare i vjen në ndihmë asaj gjermane: Kemi dërguar
 

Euro 2024 merr jetë ditën e sotme me ndeshjen Gjermani – Skoci në “Allianz Arena”. Radha e Kombëtares shqiptare është nesër me ndeshjen  kundër Italisë në “Signal Iduna Park”.

Policia e Shtetit ka njoftuar se i ka ardhur në ndihmë asaj gjermane për mbarëvajtjen e ndeshjes. Bashkëpunimi mes palëve ka për synim parandalimin e sjelljeve të dhunshme në stadium, por dhe jashtë tij.

Postimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, angazhim në planin e sigurisë për Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani

Policia e Shtetit do të japë kontributin e saj për garantimin e sigurisë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, që nis sot në Gjermani. Për një aktivitet sportiv të sigurt, 580 forca të huaja policore janë dislokuar në Gjermani, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor.

Së bashku me shtetet, bashkitë dhe organizatorët e "EURO 2024", Policia Federale Gjermane po punon për të siguruar një kampionat të sigurt evropian të futbollit. Patrullat e përbashkëta policore do të mbështesin policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve nga e gjithë Evropa.

Nga Policia e Shtetit Shqiptar janë dërguar në mbështetje të Policisë Federale Gjermane 16 punonjës policie, 10 të dislokuar në terren dhe 6 oficerë të nivelit të lartë, nga të cilët 2 të vendosur në Qendrën Kombëtare të Bashkëpunimit Policor në Neus dhe 4 të tjerë do të shpërndahen në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Ekipit Kombëtar të Shqipërisë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë certifikuar nga Ministria e Brendshme Gjermane, pas trajnimit të zhvilluar për patrullim të përbashkët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga