
Kroacia dhe Italia do të përplasin “brirët” mes tyre në stadiumin e Leipzig, takim që do të startojë në orën 21:00 dhe do të luhet paralelisht me sfidën Shqipëri – Spanjë. Një përballje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet që kërkojnë kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2024.
Një sfidë e një niveli të lartë, ku spektakli do të jetë i garantuar. Kjo përballje ndiqet me shumë interes edhe nga tifozët shqiptarë, pasi rezultati i këtij dueli ka në dorë edhe “fatet” e kualiifkimit të Shqipërisë.
Pikërisht kjo e fundit “feston” nga statistikat e përballjeve direkte mes Kroacisë dhe Italisë. Në 9 duele mes tyre në të kaluarën, “axurrët” kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 fitore në një sfidë miqësore të zhvilluar më 5 prill të vitit 1942. Ndërkohë nga krahu tjetër kroatët kanë fituar 3 ndeshje kundër tyre, ndërsa 5 të tjera kanë përfunduar në barazim.
Statistika këto që u shkojnë për shtat kuqezinjve, të cilët “kryqëzojnë” gishtat që edhe sfida e sotme mes tyre të përfundojë në barazim ose të fitojnë kroatët minimalisht.