
Anglia do të luajë përballë Sllovakisë ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Veltins Arena” në Gelsenkirchen, do të startojë në orën 18:00. Para kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
“Mund të jetë një tjetër mbrëmje e shkëlqyer për të krijuar më shumë kujtime të bukura për tifozët tanë. Kam luajtur në një gjysmëfinale të turneu të madh dhe si trajner kam arritur në gjysmëfinale dhe finale. Ne nuk duhet të kemi frikë nga humbje, sepse loja ka të bëjë me mundësitë.
Ne kemi humbur ndeshje në të kaluarën, por s’duhet të kemi frikë nga humbja, sepse jeta vazhdon. Duhet të jemi të lirshëm dhe të futemi në fushë për të fituar”, ishin fjalët e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate.