
Spanja prej ditësh vazhdon përgatitjet për Euro 2024. “Furia e Kuqe” ndodhet në gurpin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Alvaro Morata ka folur para këtyre sfidave, teksa ka theksuar se do jenë ndeshje shumë të luftuara. Sulmuesi thekson se Spanja nuk është favorite, pasi ka ekipe të tjera spektakolare.
Spanjollët i njohin mirë italianët dhe kroatët pasi janë përballur edhe në Nations Leagu, ndërsa për Shqipërinë thekson se ka lojtarë me shumë cilësi.
“Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Europiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë. Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani. Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti
Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League. Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që i kanë edhe shqiptarët. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, ka deklaruar spanjolli.