
Anglia dhe Zvicra do të sfidohen mes tyre në çerekfinalen e Euro 2024. Sfidë kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00. Duel mjaft i rëndësishëm, ku si anglezët edhe zvicerianët do të kërkojnë fitoren për të kaluar në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Por përpara kësaj sfide, “Tre Luanët” nisin të humbin pjesët. Kështu për sfidën ndaj Zvicrës për Gareth Southagte do të ketë mungesa. Marc Guehi u ndëshkua me këto të verdhë në duelin ndaj Sllovakisë .
Kështu lojtari ka plotësuar numrin 2 të kartonëve të verdhë dhe në këto kushte do të jetë i pezulluar për çerekfinalen. Për Southagete nisin “dhimbjet e kokës” për të zëvendësuar 23-vjeçarin, ndërsa nga ana tjetër do të ketë një “hall” më pak për Granit Xhakën dhe shokët e tij.