Kampionatet janë afër fundit dhe dalëngadalë vëmendja ka nisur të kthehet Euro 2024. Trajnerët e kombëtareve “kryqëzojnë gishtat” që të mos ketë dëmtime të lojtarëve, të cilët më pas do t’iu shkaktonin “dhimbje koke”.
Për Luciano Spallettin kanë nisur në fakt shqetësimet. Një nga lojtarët që pritej të grumbullohet nga trajneri italian ishte dhe Destyni Udogies. Ky i fundit është dëmtuar dhe në këtë mënyrë ka humbur Euro 2024.
Lojtari ka pësuar një dëmtim me Tottenham në Premier League dhe në këtë mënyrë ka mbyllur sezonin para kohe. Ka qenë vetë 21-vjeçari që ka ndarë lajmin me ndjekësit, teksa i është dashur të operohet, por nuk ka specifikuar problemin për të cilin vuante.
“Planet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti. Një dëmtim i dha fund me herët sezonit tim. Por kjo situatë nuk e zbeh aspak mirënjohjen që kam ndaj çdo personi që më ka mbështetur këtë vit”, shkruan Udogie.