Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Nga Superiorja në Europian, mësoni arbitrat e supersfidës Spanjë – Gjermani

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Superiorja në Europian, mësoni arbitrat e supersfidës
Fotomontazh/ Egnatia - Partizani / Euro 2024

Spanja do të luajë përballë Gjermanisë ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “MHPArena” në Stuttgart këtë të premte, në orën 18:00.

Tashmë UEFA ka bërë zyrtare edhe grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë ndeshje. Kryesori i kësaj sfide do të jetë anglezi, Anthony Taylor. Ky i fundit është një emër i njohur për shqiptarët, pasi më 26 maj të këtij viti gjykoi finalen e madhe mes Egnatias dhe Partizanit në “Air Albania”.

Nga Superiorja në Europian, mësoni arbitrat e supersfidës
Anthony Taylor dhe 2 asistentët

Asistentët e Taylor në Spanjë – Gjermani do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn që gjithashtu kanë gjykuar në "Air Albania" në finalen Egnatia - Partizani. Ndërsa si arbitër i katërt është emëruar sllovaku IVan Kruzllak. Në ndihmë të Taylor nga sistemi VAR do të vijë anglezi, Stuart Attwell.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga