
Manuel Neuer po merr pjesë për herë të 4 në një Kampionat Botëror, ndërs apo kaq herë ka qenë protagonist edhe në Kampionatin Botëror, ku ka mbrojtur fanellën e Gjermanisë.
Gardiani prej 15 vitesh është pjesë e Kombëtares, ndërsa siç duket do të vazhdojë ende. Përkundër se është 38-vjeç ai nuk e mendon tërheqjen nga Kombtarja.
Neuer thekson se ende ndihet i rëndësishëm, pavarësisht se situata e tij ka ndryshuar. Tashmë ai nuk mban më shiritin e kapitenit në krah, por vazhdon të jetë titullarë për “Panzerat”.
“Tërheqja nga kombëtarja? Nuk mund të them ende nëse ky do të jetë turneu im i fundit, do ta mendoj kur të përfundojë.
Edhe pse nuk jam më kapiten, situata ime ka ndryshuar shumë pak, sepse ndihem ende i rëndësishëm për ekipin”, ka deklaruar 38-vjeçari.