
Gjermania dhe Spanja janë 2 ekipet e para që ia kanë dalë të sigurojnë kualifikimin në “Play-Off” të Euro 2024. Si gjermanët ashtu edhe spanjollët kanë arritur të sigurojnë 6 pikë në dy përballjet e tyre të para në grupe.
“Panzerat” për të siguruar kalimin për në fazën tjetër kaluan me sukses ekipe si Skocia dhe Hungaria. Të parët i mposhtën 5-1, ndërsa me të dytët triumfuan 2-0. Dy fitore dhe me kualifikimin në “xhep”, gjermanët luajnë pa presion duelin e fundit me Zvicrën.
Ndërkohë nga ana tjetër Spanja fitoi fillimisht ndaj Kroacisë me shifrat 3-0 dhe më pas me Italinë 1-0. Ditën e hënë kundërshtar do të kenë Shqipërinë dhe ndaj tyre pritet të luhet pa ekipin e parë dhe në këto kushte kuqezinjtë do të tentojnë kualifikimin.
1 hap kalimit të grupit është edhe Anglia, me “Tre Luanët” që në dy sfidat e para kanë siguruar 4 pikë. Kanë fituar ndaj Serbisë dhe kanë barazuar ndaj Danimarkës. Sa i takon grupeve të tjera, ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e tyre të dyta dhe mbetet të shihet se cila prej ekipeve do të sigurojë kualifikimin për në “Play-Off”.